I moshuari: 11-vjeçarin e joshja me para dhe dhurata

Hamdi Methasa, 71-vjeçari nga Librazhdi i cili ditën e djeshme ra në prangat e policisë së Komisariatit 2 në kryeqytet, ka pranuar para policisë veprimet e tij.

 “Nuk kam kryer marrëdhënie me djalin. Vetëm e  kam prekur dhe puthur. Për ta afruar i kam dhënë herë pas here para. Jam penduar për veprimin që kam bërë. Kanë qenë moment dobësie”, mësohet të ketë thënë 71-vjeçari para grupit hetimor.

I mituri është dërguar në spital për të bërë ekzaminimet e nevojshme të cilat vërtetojnë nëse 71-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale apo jo me të. Motra e minorenit, jashtë kamerave tregoi për Klan Plus se kohët e fundit vëllai i saj kishte ndryshuar sjellje.

“Filloi të vinte me vonesë në shtëpi. Ditët e fundit kthehej i bërë pis, madje kishte edhe diarre. Qëndronte i mërzitur. E pyesnim se çfarë kishte, por nuk na ka thënë asgjë. Ai është vetëm 11 vjeç, ndërsa zotëria me siguri e ka mashtruar me të holla. Ne jemi të varfër, nuk kemi asnjë mundësi ekonomike”.

Pavarësisht se burime për Klan Plus nga komisariati 2 bëjnë me dije se hetimet për këtë person kanë filluar edhe më herët, pasi ka pasur të tjera denoncime për veprime të turpshme me të mitur, u desh kjo ndërhyrje e medias që të bëhej i mundur arrestimi i tij.

Share With:



282 Views