I porsalinduri prek zemrat e qindra personave

Një bebe e porsalindur habiti mjekët, pasi kapi nga përparësja një prej tyre. Fotografitë e kapura në spitalin Phương Châu të Vietnamit, kanë prekur zemrat e qindra përdoruesve në internet, pasi sipas tyre tregon një lidhje të veçantë mes dyshes.

Bebja kishte vetëm pak sekonda që kishte ardhur në jetë dhe në foto mund të shihet duke qarë. Ai mban shtrënguar një rrip të vogël të veshjes së doktorit dhe nuk e lëshon.

Rreth 1 mijë persona kanë reaguar në fotografitë që u shpërndarë nga spitali në faqen zyrtare në Facebook. Sipas të përditshmes Mirror, thuhet se doktori po bëhej gati për t’u larguar që të ndërrohej, kur papritur bebja e kapi nga veshja.

Në mesin e komenteve të shumta, shumë prej të cilave gazmore, nuk munguan edhe nofkat për beben si “Bebja e Fortë”, apo “Bebja Bos”.

Share With:



190 Views