I surprizon të gjithë, bën realitet dëshirën e pazakontë të babait të ndjerë

71-vjeçari Leonard Durking humbi jetën pas një hemoragjije cerebrale dhe familja e tij e varrosi duke i kryer edhe dëshirën e tij të fundit.

71-vjeçari ishte gjatë gjithë jetës së tij një fans i çmendur i ushqimeve ‘Burger’. Ai kishte thënë që kur të vdiste donte që kufoma e tij të kalonte për një herë të fundit jashtë lokalit të ‘Burger King’ dhe të porosiste një hamburger me dopio djath.

Kërkesa e tij u krye me sukses. Makina ndalojë para lokalit në qytetin e Adelaid në Australi dhe atje shoferi porositi një hamburger me dopio djath të cilën e vendosi lartë në arkivol.

Ngjarja u fotografua nga shumë persona kalimtar dhe u bë virale në të gjithë mediat e botës duke shkaktuar shumë të qeshura. Çfarë bën dashuria për ‘fast food’.

Share With:



134 Views