I vrau dy djemtë, nëna humb kontrollin në sallë të gjyqit

Një skenë e pazakontë ndodhi në një sallë gjyqi në Kolorado të SHBA, gjatë kohës që zhvillohej gjyqi për një akuzuar për vrasjen e dy adoleshentëve.

26-vjeçari Brice Rhodes, i cili akuzohet për vrasjen e vëllezërve Larry Ordway 14 vjeç dhe Maurice Gordon 16-vjeç, në Maj të 2016-s, u përball me nënën e revoltuar të viktimave.

Elizabeth Marie Wren ndodhej e ulur në sallë dhe qëndroi e qetë deri në momentin kur i pandehuri po nxirrej jashtë salle. Në këtë moment, e dëshpëruar, nëna e dy viktimave shpërtheu në ulërima: “Më fusni edhe mua brenda, përse nuk më lini që të shkoj tek ai, ai është i sëmurë!”, ndërsa të pranishmit e mbanin që të mos sulmonte të pandehurin.

Në këtë pikë ndërhyri gjykatësi që kërkoi qetësi në sallë, ndërsa 26-vjeçari u largua nga oficerët e policisë.

“Nuk munda të duroja më shumë, ai është djall, ai vret fëmijë“, tha nëna pas incidentit në një prononcim për mediat amerikane.

Tre persona të tjerë akuzohen si të përfshirë në vrasjen e dy adoleshentëve, të cilët i kanë pranuar akuzat.

Ndërsa Rohdes fillimisht u përpoq që t’i shpëtonte drejtësisë, duke tentuar që të arratisej nga burgu i Jefferson County. Ai po gjykohet më vete për tre akuza; vrasje, abuzim me kufomën dhe prishje të provave.

Share With:
Translate »
1251 Views