Identifikohet viktima e parë mes 39 personave, ja mesazhi që i dërgoi e reja nënës së saj në momentet e fundit!

Është identifikuar viktima e parë, e cila është mes 39 personave që humbën tragjikisht jetën në një kamion në Britani të Madhe.

Vietnamezja, Pham Thi Tra 26 vjeçare, i ka dërguar nënës së saj në mesazh pak para se të ndërronte jetë.

“Më vjen keq, mami. Udhëtimi im jashtë shtetit nuk pati sukses. Mami, të dua shumë. Po vdes sepse nuk marr dot frymë”, lexohet në mesazhin e 26-vjeçares.

Familja e Pham Thi Tra thotë për BBC se vajza e tyre pagoi 30 000 stërlina për të shkuar në Britani “në kërkim të një jete më të mirë”.

 

Share With:
Translate »
434 Views