Iku me vrap nga ndeshja e djeshme, futbollisti i kombëtares u bë baba për herë të dytë

Futbollisti shqiptar Andi Lila është bërë baba për herë të dytë.

Burime për “Tiranapost.al” thonë se çifti është gëzuar me një vajzë që e ka pagëzuar me emrin e veçantë Axa.

Ai ishte dje në ndeshjen me Jordaninë dhe pas përfundimit të saj i mori leje trajnerit për të shkuar me vrap të bashkëshortja, e cila ishte e shtruar në Janinë.

Lila arriti në kohë për lindjen e vajzës. Futbollisti dhe bashkëshortja e tij kanë një djalë që quhet Ayan 5 vjeç.

Lajmin se prisnin fëmijën e dytë, e dhanë pak muaj më parë, kur Andi postoi dhe foto të Ornelës, bashkëshortes me barkun e rrumbullakosur.

Share With:



128 Views