Iku nga “My Living”, moderatorja e dashur e përlotur jep lajmin e shtatzanisë së parë | Video

Ditën e djeshme moderatorja e njohur e programit ‘My Living’ në ‘Vizion Plus’ dhe ‘Tring’, Brunilda Lahe ndau me të gjithë lajmin e largimit nga ky projekt televiziv duke treguar se nuk do të jetë drejtuesja e sezonit të ardhshëm. Sigurisht, ndjekësit e rregullt të tij, të cilët prej 4 vitesh janë mësuar me moderatoren u prekën nga ky lajm, por siç ka zbuluar edhe vetë Bruna, arsyeja që fshihet pas këtij vendimi është goxha e rëndësishme dhe e speciale. Shumë shpejt Lahe do të bëhet nënë për herë të parë dhe këtë lajm me shumë emocion e ka dhënë në puntatën e fundit të programit.

“Arsyen përse nuk do të jem sezonin që pason në moderimin e @mylivingtringofficial do doja ta ndaja së pari me shikuesin e programit që e dua shumë dhe jam përkushtuar pa rezerva. Për 4 vjet me ‘My Living’ kam takuar njerëz të mrekullueshëm, të cilët më kanë mësuar shumë. Kam takuar njerëz të thjeshtë, por që u bënë personazhe të njohur falë stilit apo talentit që kishin. Takimet me ta më kanë pasuruar. Këtë vit Living mbaroi dhe në sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime. Unë do takoj dikë tjetër që do më mësojë edhe më shumë. Do të takoj një krijesë të mrekullueshme, e cila do më lumturojë në jetën time. Takimi me të është gjëja më e jashtëzakonshme që po më ndodh! Është bebja që pas disa muajsh do ta sjell në jetë. Ju uroj të gjithëve lumturi dhe pushime të gëzuara! Mirë u takofshim”, shprehet ajo duke mbajtur lotët.

Brunilda është padyshim një nga moderatoret më të mira në ekranet shqiptare dhe ky lajm na ka bërë shumë të lumtur edhe ne. I urojmë një pritje të mbarë dhe sa më të lehtë!

View this post on Instagram

Arsyen perse nuk do te jem sezonin qe pason ne moderimin e @mylivingtringofficial zgjodha ta ndaja se pari me shikusin e programit qe e dua shume dhe i jam perkushtuar pa rezerva. Per 4 vjet me "My Living" kam takuar njerez te mrekullueshem, te cilet me kane mesuar shume. Kam takuar njerez te thjeshte por qe u bene personazhe te njohur fale stilit apo talentit qe kishin. Takimet me ta me kane pasuruar. Kete vit Living mbaroi dhe ne sezonin e ardhshem do te kete ndryshime. Une do takoj dike tjeter qe do me mesoje edhe me shume. Do te takoj nje krijese te mrekullueshme e cila do me lumturoje ne jeten time. Takimi me te eshte gjeja me e jashtezakonshme qe po me ndodh! Eshte bebja qe pas disa muajsh do ta sjell ne jete. Ju uroj te gjitheve lumturi dhe pushime te gezuara! Mire u takofshim!

A post shared by Brunilda Lahe (@brunildalahe) on

Share With:
Translate »
717 Views