Inis Neziri: Kënga “E theve” u krijua nga prindërit e mi

Ka kënduar që kur ishte fare e vogël, por zyrtarisht karriera e saj muzikore filloi kur ajo ishte 12 vjeç. Po flasim për këngëtaren Inis Neziri e cila rreth katër javë më parë (11 maj) ka publikuar projektin e parë të shoqëruar me videoklip, të titulluar “E theve”.

Ky projekt falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut, është bërë pjesë e klasifikimit të “Top List”, duke u renditur në vendin e 73 prej katër javësh.

Inis edhe pse aktualisht është vetëm 18 vjeç ka fituar disa çmime, por suksesi i saj nuk ka mbetur vetëm brenda kufijve, por edhe jashtë saj, përmendim këtu çmimin e fituar në Rumani në Festivalin Ndërkombëtar “Cerbul de Aur”, ku rrëmbeu çmimin e madh “Dreri i Artë”.

Share With:
Translate »
607 Views