Intervista e çiltër e Monika Kryemadhit: Kam pirë cigare që në klasë të tetë

Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi jemi mësuar gjithmonë ta shohim në debate të zjarrta politike.
Por mbrëmjen e sotme, Kryemadhi ka ardhur në një intervistë ndryshe për publikun shqiptar dhe jashtë kornizave politikë. E ftuar në emisionin “Why Not”, të Roza Latit, kryetarja e LSI-së foli më shumë për jetën e saj, dhe tregoi një anë të panjohur për publikun.
“Kam pirë cigare që në klasë të tetë. Ma mësoi vëllai se ngaqë e pinte vetë dhe donte t’u thoshte prindërve që shiko kjo është më e vogël dhe e pi, që mos merreshin me të. E lashë në moshën 21 vjeçare. Pija dhe kaçurrel”- është shprehur Kryemadhi.
Sakaq, ka treguar se adoleshenca e saj ka qenë e si gjithë moshatareve të tjera.

Share With:
Translate »
977 Views