Intervista e McCartney: Si më frymëzoi kjo foto të shkruaj tekstin e këngës për Beatles

Kjo foto e një gruaje malajo-polineziane e rrethuar nga tre fëmijë të vegjël, njërin duke e ushqyer është kapur në Vietnam dhe botuar nga National Geographic në vitin 1965. Kjo foto ishte ajo që frymëzoi Paul McCartney për të realizuar lirikën e këngës ‘Lady Madona’ për grupin e famshën The Beatles, në atë kohë kur ishte pjesë e grupit. Historia pas këtij imazhi që mahniti anëtarin e The Beatles tregohet në një intervistë ekskluzive e Paul për Nat Geo. Në intervistën për Susan Goldberg Paul tha: Ishte komplet një rastësi kur pashë foton e revistës në vitet ’60. Pashë një grua që ju i kishit vënë emrin Madona, dhe rreth saj ishin tre vogëlushë të vegjël, njëri po ushqehej me gji.

U futa në një botë tjetër, një nënë e cila pavarësisht vuajtjeve, duket e lumtur dhe duket sikur e ka mendjen vetëm të mos lerë pa ushqim fëmijët e saj. Kjo foto më preku aq shumë kështu që u frymëzova të shkruaja tekstin e këngës Lady Madona. McCartney, një ikonë globale, aktivist dhe ish anëtari i grupit Beatles, ka treguar ndër të tjera se është vegjetarian . “Unë mbështes shumë kauza, por thirrja ime që të gjithë të bëhen vegjetarianë është e veçantë sepse më ka përmirësuar mënyrën se si unë jetoj. Vetëm provojeni edhe ju dhe do e kuptoni sa mirë do ndiheni, sat ë freskët, të pastër e plot energji. ‘Ky është mesazhi që do përcjell për pjesën tjetër të jetës sime dhe do ndihesha i lumtur nëse do sillja ndonjë ndryshim’. Në intervistë McCartney flet edhe për publikimin e dokumentarit “One Day a Week”, një dokumentar i shkurtër me vajzat e tij, Mary dhe Stella McCartney. Filmi flet për fituesin e Çmimit të Akademisë Emma Stone dhe fakte rreth ndikimit të bujqësisë së blegtorisë në ndryshimet klimatike si dhe gjërat negative që vijnë nga konsumi i mishit. National Geographic, Tiranapost.al E.B

Ky është teksti i Lady Madona.

Share With:



215 Views