Irina na emocionoi kur tregoi kuptimin e emrit të ë bijës

Modelja e njohur, Irina Shayk është zgjedhur imazhi i kopertinës së verës për revistën ‘Bazaar’. 33- vjeçarja realizoi një set fotografik, por zbuloi njëherazi kuptimin e emrit të vajzës së saj. Irina tregoi se vendosi ta quajë të voglën e saj Lea De Seine, pasi u frymëzua nga emri i gjyshes nga ana e babait e cila quhej Galina, ndërsa emrin e dytë Seine e ka vendosur nga një liqen i cili ndodhet në Francë. Shayk ka ndërthurur emrin e një prej njerëzve më të dashur për të si dhe emrin e një prej vendeve më fantastike në botë, siç është Franca.

Ajo ka shtuar se emrin e gjyshes e ka bërë tatuazh tek kyçi i këmbës në mënyrë që ta ketë gjithmonë pranë atë. Kujtojmë se Irina solli në jetë vajzën e saj të parë, Lea De Seine Shayk Cooper më datë 21 mars 2017, fryt i një marrëdhënie disavjeçare me aktorin Bradley Cooper, lidhje kjo e cila përfundoi vetëm disa javë më parë.

Share With:
Translate »
473 Views