Ish-Miss Shqipëria shtatzënë nga një ëndërr: Jam zgjuar me barkun e mpirë!

Ish-Miss Shqipëria, Afroviti Goge ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të ndarë emocionet e pritjes së ëmbël.

Në muajin e shtatë të shtatzënisë, ish- modelja tregoi se është në pritje të një djali, lajm ky që ka falur shumë lumturi në familjen e saj.

Megjithatë Afroviti zbuloi se mënyra se si e kishte mësuar për lajmin e shtatzënisë ishte tejet e veçantë dhe e gjithë ngjarja lidhet me një ëndërr që ajo kishte parë vetëm pak ditë para se të kryente testin e shtatzënisë.

“Momentin kur e mora vesh kam qenë vetëm me mamin tim. Ka qenë ora 12 e natës. Në fakt kisha një ndjesi, sepse kisha parë një ëndërr 10 ditë para se të bëja testin e shtazënisë. Kisha parë një ëndërr sikur nga kërthiza ime dilte një lule lotusi dhe jam zgjuar nga ëndrra më barkun e mpirë”, tregoi ajo.

Afroviti tha se e ndau fillimisht ëndrrën me të ëmën për të kërkuar një shpjegim nga ana e saj e më pas ia komunikoi vjehrrës, e cila menjëherë kishte dyshuar për një shtatzëni të mundshme.

Share With:
Translate »
667 Views