Ish-partnerja e Stines flet për herë të parë për ndarjen: Nuk kemi pse të jemi armiq, kemi një vajzë…

Në fund të vitit që lamë pas, Stine ndau publikisht lajmin se i kishte dhënë fund marrëdhënies me partneren e tij, Graciela, me të cilën ka edhe një vajzë. Në deklaratën e tij këngëtari tha se gjërat mes tyre nuk ecën siç e kishin parashikuar dhe nuk ngurroi të falënderonte ish-partneren për gjithçka që kishin kaluar bashkë.

Së fundmi edhe Graciela ka vendosur të flasë publikisht në lidhje me këtë çështje dhe duket se nuk e ka pasur aspak të lehtë. Ajo ka mbushur sytë me lot teksa ka folur për Stinen në emisionin “Da’Sara Show” në ‘Tema TV’. Graciela ka thënë se pavarësisht kësaj që ndodhi nuk do të thotë se ata duhet të jenë armiq bashkë, sepse janë dhe prindër të një vajze. Ish-partnerja e këngëtarit ka rrëfyer se ai e ka mbështetur gjithmonë në anën profesionale dhe se ka shumë këngë të cilat ja ka punuar Stine dhe se shpreson t’i publikojë së shpejti pavarësisht situatës në të cilën ndodhen. Ende nuk dihet shkaku që e çoi çiftin e njohur drejt këtij vendimi, por është e rëndësishme që ata vazhdojnë të ruajnë respektin për njëri-tjetrin.

Share With:
Translate »
596 Views