Ish-partnerja e tij shtatzënë 8 muaj pas ndarjes, reagon reperi i njohur

Cassie Ventura dhe P.Diddy i dhanë fund lidhjes së tyre 10-vjeçare disa muaj më parë dhe duket se këngëtarja nuk e ka vuajtur aspak, por ka vendosur të vazhdojë jetën e saj me një partner të ri. Cassie dhe Alex Fine dhanë lajmin se ishin në një pritje të ëmbël dhe duke qenë se ky lajm erdhi vetêm 8 muaj pas ndarjes së Cassie nga P.Diddy, fansat ishin kuriozë të dinin reagimin e reperit pas këtij lajmi. “Diddy nuk mund të ishte më i lumtur se kaq për Cassie. Ai dëshiron më të mirën për të dhe ajo ka për të pasur gjithmonë vend në zemrën e tij”, është shprehur një burim i afërt i tyre për ‘E!News’. “Diddy ka ndryshuar mënyrën se si e sheh jetën që pas ndarjes nga jeta të Kim Porter dhe dëshiron që të gjithë të jenë të lumtur”, vazhdon ai. Diddy nuk priste që shtatzënia e Cassie të ndodhte kaq shpejt, por e dinte që ajo ditë do vinte. Cassie i adhuronte fëmijët e reperit si të ishin të saj.

Share With:



36 Views