Ishin gati t’i fiknin aperaturat që e mbanin në jetë, 2-vjeçari zgjohet nga gjendja e komas

Historia e Dylan Askin i cili tani është 4 vjeç mund të konsiderohet si e pabesueshme. Ai ishte vetëm 2-vjeç kur u zgjua nga koma pak para se mjekët të hiqnin dorë nga ai duke i fikur aperaturat që e mbanin në jetë. Kanceri i mushkërive që e kishte sjellë atë një hap afër vdekjes ishte zhdukur.

Fëmija u pranua në spitalin Mbretëror në Derby Britani e Madhe me problem të frymarrjes. Nga analizat u zbulua se mushkërit e tij ishin të shembura. Shkak i këtij kolapsi pulmonar ishte bërë masa e çisteve që i mbulonin 80% të tyre. Diagnoza ishte e tmerrshme bëhej fjalë për një histiocitozë pulmonare një lloj i rrallë i kancerit që zakonisht shfaqet tek fëmijët.

Situata precipitoi kur fëmija kaloi në një pneumoni bakteriale. Ai përfundoi në koma dhe shpresat për jetë ishin të humbura plotësisht. Prindërit me dhimbje të madhe morën vendimin e vështirë për ti shkëputur aperaturat që e mbanin në jëtë. Gjatë ditëve të Pashkëve në vitin 2016, mjekët ishin gati për ti shkëputur por në atë moment prindërit vunë re se makinat regjistruan shenja të aktivitetit të trurit. “Stop, po lufton përsëri” bërtitën ata. Niveli i oksigjenit filloi të rritej dhe Dylan u zgjua. Pas një përiudhe në kujdes intensive Dylan mund të kthehej në shtëpi.

Dylan më pas iu nënshtrua kimioterapisë deri në korrik të 2017-tës dhe tani është bërë protagonist i një fushate “CLIC Sargent” e cila ndihmon familjet me fëmijët të cilët vuajnë nga kanceri dhe prindërit e tij dëshirojnë të kujtojnë historinë e pabesueshme që ata ishin protagonist.

“Unë nuk jam shumë fetare por mendoj se kjo që na ndodhi ishte një mrekulli”- u shpreh nëna e Kerry Askin për Daily Mail.

Share With:



755 Views