Ishin në pritje të fëmijës, ndërron jetë çifti që ndiqej nga policia

Një çift që kishin vetëm pak muaj që ishin martuar kanë ndërruar jetë, teksa po largoheshin nga një skenë grabitjeje në Horrow, në veri të Londrës.

Patrick dhe Shauna McDonagh së bashku me një person tjetër kishin marrë pjesë në një grabitje dhe kanë gjetur vdekjen pasi janë përplasur me një autobus në momentin që po ndiqeshin nga polica.

Dy të rinjtë janë shpallur të vdekur në vendngjarje, ndërsa personi i tretë që ishte në automjet është dërguar në spital dhe më pas është arrestuar, raporton Mirror. Sipas policisë britanike, Patrick, 19 vjeç, ka marrë pjesë në një grabitje të rëndë, ku mendohet se ka qenë dhe bashkëshortja e tij së bashku me një person tjetër.

Çifti, nga Edgware, në veri të Londrës u martua Nëntorin e kaluar pas tetë muajsh së bashku dhe Shauna, 18 vjeç, priste një vajzë të vogël, e cila do të lindte në muajin Prill.

Në një postim në rrjetin social Facebook, të publikuar dy javë më parë ata kishin nxjerrë një arush, kur thuhej se ishin në pritje të një vajze. Ndërsa motra e Shaunws, Bridgie Mongan, shkroi në Facebook: “Pse Perëndia e bëri këtë? Ata ishin çift shumë i lumtur. Ata do të bëheshin prindër të një princeshe të vogël në muajin Prill. Çfarë do të bëjmë pa to?

Motra e Patrick, Lexi-Rose Lawrence, gjithashtu shkruante: “R.I.P. Patrick dhe Shauna dhe mbesa ime e palindur”.

Antoine Eid, 47 vjeç, ka dëshmuar, pasi e ka parë aksidentin. “Jam tronditur shumë, kam parë ndjekjen që policia u ka bërë. Nuk ishte një aksident normal. Kurrë nuk kam parë një aksident të tillë. Kam që në vitin 2001 që jetoj në këtë zonë dhe kurrë nuk kam parë diçka të tillë”.

Në një deklaratë policia tha: “Rreth orës 20:40 ditën e diel, policia iu përgjigj një njoftimi se në zonën Harrow ka ndodhur një grabitje dhe nisëm aksionin e saj. Gjithashtu në aksion mori pjesë dhe një helikopter i policisë.

Share With:
Translate »
936 Views