Iva Tiço mendoi të birësonte një fëmijë, por nuk mundi

Iva Tiço është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë. Kur i la të lirë ndjekësit e saj t’i bënin pyetje, ata e pyetën për martesën dhe fëmijët. Ndër të tjera, sigurisht.

Dhe meqë jemi këtu. Iva do të martohet “kur të kuptojë që është i duhuri me të cilin do të dua të jetoj në të njëjtën shtëpi në të mirë e në të keq, deri në fund të jetës.”

Ndërsa për sa i përket mëmësisë, gazetares s’i ka munguar ndonjëherë dëshira, por siç mund ta dini që nga klasa e gjashtë, dëshira s’mjafton për këto punë.

Në një moment në jetë, Iva mendoi të birësonte një fëmijë dhe ta rriste e vetme, por nuk mundi.

“Më ka ndodhur një herë [të mendoj për adoptimin], kur mbajta në krahë një fëmijë të braktisur. E rimendoj hera herës, por të them të drejtën nuk ma mban, më duket përgjegjësi shumë e madhe. Nuk mjafton vetëm dëshira, as për të lindur, as për të birësuar. Ndoshta ndaj gjëra të tilla bëhen vetë i dytë. Ndaj kam admirim të veçantë për gjithë ato gra që për arsye të ndryshme i rrisin fëmijët vetëm. Janë heroinat e mia,” shkruan ajo nën pyetje.

/Marrë nga Anabel.al

Share With:
Translate »
651 Views