Ivanka gjeti momentin e gabuar për të postuar këtë foto me djalin, ka gjithë botën kundër

Një postim i Ivanka Trump me djalin e saj dy vjeç ka hapur një debat të madh online. Jo për shkak të vetë fotos, por momentit kur e ka postuar. Foton e saj duke përqafuar Theodore-in e postoi vetëm pak kohë pasi dolën lajmet se policët në kufirin amerikan i ndanin nënat nga fëmijët, duke ia marrë nga krahët me forcë dhe më pas sipas ligjit i dërgojnë në qendra strehimi. “Dashuria ime”, shkruan Ivanka në foton e postuar, ndërkohë që komediani Patton Oswald ishte ndër të parët që reagoi, duke përmendur ndarjet e familjeve në ku, për shkak të politikave të presidentit amerikan Donald Trump.

A nuk është gjëja më e bukur për të përqafuar fëmijën tënd të vogël, kur e di se e ke në krahë, kur e di si e ke të sigurt? Kjo është gjëja më e bukur, apo jo Ivanka? Ndërkohë që reaguan edhe shumë gra të tjera që i kërkonin Ivankës një përgjigje për ato nëna që i ndanin nga fëmija me forcë.

“Je një nënë me tre fëmijë, imagjino sikur një zyrtar i ICE ta merr njërin nga krahu dhe nuk do ta shohësh më kurrë, jo falë babit tënd” shkroi një përdorues i Tëitter duke shtuar : “Kjo është ajo që ndodh, të lutëm bëj dicka.” Në muajin prillprill, një raport i New York Times arriti në përfundimin se më shumë se 700 fëmijë janë shkëputur nga nënat, duke përfshirë më shumë se 100 fëmijë nën moshën katërvjeçare.

Times raportoi gjithashtu se Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore kishte humbur gjurmët e pothuajse 1,500
fëmijëve të emigrantëve të vendosur  në qendrat e paraburgimit.

Share With:
Translate »
797 Views