Ja çfarë ndodh me fëmijët nëse u zëvendësoni smartfonët me instrumente muzikore

Bota që ‘kemi krijuar’ për fëmijët tanë është shumë ndryshe nga ajo e shumë viteve më parë.

Edhe edukimi madje ka ndryshuar.

Sot, strategjia që përdorin shumë prindër kur duan të qetësojnë fëmijët e tyre, është t’u japin një tablet apo smartphone.

Kjo formë edukimi është kundërshtuar shumë fort nga neuropsikologu spanjoll Alvaro Bilbao, i cili në librin e tij “El cerebro del Niño explicado a los padres” (truri i një fëmije, shpjeguar prindërve), thotë se, nëse duam të ndihmojmë fëmijët tanë për të qenë më inteligjentë, duhet t’u zëvendësojmë tabletet dhe celularët me instrumente muzikore.

Doktor Bilbao beson se leksionet e muzikës stimulojnë më shumë kapacitetet e mendimit tek fëmijët, sesa teknologjia.

Në këtë kontekst, lojrat në natyrë, aktivitetet fizike, po harrohen gjithnjë e më shumë.

Ndërkohë, prindërit kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e inteligjencës së fëmijëve të tyre.

Një studim i publikuar në revistën “Molecular Psychiatry”, konfirmon se 50% e inteligjencës së fëmijës është e përcaktuar nga gjenet, por 50%-shi tjetër varet nga stimulimet që merr gjatë edukimit.

“Çelësi i zhvillimit potencial të trurit të fëmijës është në marrëdhëniet e tij me prindërit.”

Edhe pse gjenetika ka një peshë të rëndësishme, pa prezencën e kësaj marrëdhënieje, nuk materializohet…”, shpjeon doktor Bilbao.

Më poshtë janë listuar disa strategji, të cilat mbështeten nga ekspertët për të zhvilluar inteligjencën e fëmijëve:

Studimi i muzikës

Kërkuesit e Universitetit të Torontos kanë bërë një studim, të publikuar në revistën “Psychological Science”, i cili e lidh zhvillimin e njohurive me studimin e muzikës.

Përsa i përket studimit, tre grupe fëmijësh 6 vjeçarë, kanë studiuar respektivisht për një vit: kanto, piano dhe artin dramatik.

Fëmijët që kanë studiuar muzikë, treguan standard më të lartë inteligjence.

Kontakti me televizionin

Vite më parë, filmat vizatimorë të frymëzuar nga figura të kompozitorëve klasikë si Mozart e Beethoven, ishin shumë popullorë.

Ekspertë të ndryshëm i aprovojnë filma të tillë, duke besuar se kanë kontribuar në stimulimin e inteligjencës tek foshnjet dhe fëmijët më të rritur.

Por kjo teori, u hodh poshtë nga një studim i zhvilluan nga Shoqata Pediatrike Amerikane, sipas të cilit fëmijët nën 2 vjeç, nuk duhet të kenë kontakt me televizionin.

Evitoni lojërat që nuk ndihmojnë në zhvillimin mendor

Së fundmi kanë shfaqur shumë lojra elektronike dhe aplikacione celularësh që pretendojnë se ndihmojnë në zhvillimin e trurit dhe kujtesës.

Kujdes! Shumë prej tyre nuk kanë baza shkencore.

Të shohin filma apo dokumentarë në gjuhë të huaj

Fëmijët të cilët mësohen të shohin filma dhe dokumentarë në gjuhë të huaj dhe në moshë të hershme, kanë tendencë të adaptohen me tinguj të rinj dhe fjalë të reja.

T’u lexosh një histori para se të shkojnë në shtrat

Kur prindërit u lexojnë histori fëmijëve të tyre para se të flenë është shumë e rëndësishme që t’i bëjnë pjesmarrës në lexim.

Për shembull, prindi lexon një faqe dhe fëmija faqen tjetër. Sipas një studimi kanadez, kjo metodë ndihmon fëmijët për të përmirësuar kapacitetet e tyre të nxënies.

Share With:



39 Views