Ja pse duhet konsumuar qumështi gjatë shtatzënisë

Nëse jeni shtatzënë, do të duhet të hani dhe pini të gjitha gjërat e shëndetshme për të siguruar ushqimin e duhur për fëmijën që rritet në barkun tuaj.

Marrja e mjaftueshme e lëndëve ushqyese është thelbësore për rritjen e foshnjës tuaj dhe për mirëqenien tuaj edhe gjatë shtatzënisë shkruan parenting.firstcry.

Qumështi është një burim i pasur i të gjitha lëndëve ushqyese thelbësore që do t’ju duhen gjatë shtatzënisë. Përveçse të hani fruta të shëndetshëm, perime e drithëra duhet të pini edhe një gotë qumësht çdo ditë. Për të ditur përfitimet e pirjes së qumështit dhe çfarë lloji të qumështit duhet të pini, lexoni më tej!

Përfitimet e qumështit gjatë shtatëzanisë

Ekzistojnë mendime të përziera kur bëhet fjalë për përfshirjen e qumështit dhe produkteve të tjera të qumështit në një dietë shtatzënie, por qumështi mund të jetë shumë i dobishëm për ju gjatë shtatzënisë. Kështu që, zbuloni pse duhet përfshirë këtë pije të shëndetshme në dietën tuaj.

-Qumështi është shumë ushqyes dhe është një burim jetik i kalciumit dhe vitaminës D për gratë gjatë shtatzënisë. Dhe a e dini pse keni nevojë për Vitaminë D gjatë shtatzënisë?

Sipas një studimi, marrja e mjaftueshme e vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të ulë rrezikun e foshnjës për të zhvilluar alergji në të ardhmen. Përveç kësaj, gratë shtatzëna gjithashtu kanë nevojë midis 1000 dhe 1300 mg kalcium çdo ditë për të ushqyer trupin e tyre dhe trupin e fëmijës së tyre në zhvillim.

-Pirja e qumështit gjatë shtatzënisë gjithashtu mund të ketë efekte nxitëse të rritjes së fetusit dhe mund të ndihmojë që foshnja të rritet. Foshnja gjithashtu mund të ketë nivele më të larta të insulinës në gjakun e tij gjatë adoleshencës së vonë, e cila mund të ulë rrezikun e diabetit tip 2.

-Qumështi është i pasur me proteina, aminoacide dhe acide yndyrore  të gjitha janë thelbësore për zhvillimin e sistemit nervor të foshnjës. Duke qenë i pasur me kalcium dhe hekur, qumështi ndihmon në formimin dhe zhvillimin e eshtrave të foshnjës dhe për të transportuar oksigjenin tek fëmija.

-Përmbajtja e jodit në qumësht është treguar se rrit zhvillimin e trurit të fetusit dhe rrit IQ të fëmijëve.

-Konsumimi i qumështit në shtatzëni është i lidhur gjithashtu me një rrezik të ulur të sëmundjeve të tilla si skleroza e shumëfishtë, rakitjet neonatale dhe osteoporoza.

Share With:
Translate »
592 Views