Ja pse është i rëndësishëm roli i të dy prindërve në jetën e fëmijëve sipas studimit

Të dy luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin psikologjik të fëmijës. Një terapiste familjesh ka treguar se ka një ndryshim të madh në psikologjinë e një fëmije që është rritur nga të dy prindërit dhe nga ai që rritet nga vetëm njëri prej tyre.

Ndodh që të vegjlit lidhen shumë me nënën apo babain, aq sa harrojnë të jenë të pavarur. Një marrëdhënie e shëndetshme me fëmijën është ajo kur nëna dhe babai bëjnë rolin që u takon në të vërtetë, pa pasur ndikim më tepër të njërës gjini.

Secili nga prindërit duhet t’i mësojë fëmijës se si të kuptojë situatën dhe të mos manipulohet, se si të ketë karakter të fortë por të mos e fshehë gjithashtu edhe anën e prekshme, si të kenë kujdes por edhe të marrin përsipër rrezikun.

Duke pasur të dy prindërit të pranishëm gjatë rritjes, fëmija është më i aftë të pranojë dhe të mësojë më shumë nga situata të tilla në të cilat ndryshe do të sillej një vajzë e ndryshe një djalë.

Share With:
Translate »
498 Views