Ja sa para merrni nëse do lindnit fëmijën në këtë shtet

Për të shtuar lindjet, pjesa italiane e Zvicrës ka ndërmarrë një vendim për të dhënë 3000 franga për këdo që lind një fëmijë atje.
Duke lluar nga viti 2019, kantoni Ticino në Zvicrën jugore, do të ofrojë shpërblim për prindërit e fëmijëve të sapolindur ose të sapoadaptuar. Për të marrë këtë shpërblim, familja nuk duhet të tejkalojë 110 000 franga në vit.
“Duke pasur fëmijë, duhet të jetë një gëzim, jo një barrë”, ka thënë Paolo Beltraminelli, drejtor i shëndetit dhe mirëqenies së Ticino-s.
Në Ticino sipas të dhënave në vitin 2017 kishte 3230 vdekje dhe vetëm 2774 lindje.

Share With:



81 Views