Ja shkollat në kryeqytet ku disa të rinj “ushqenin” me kanabis nxënësit

Policia e Tiranës ka intesifikuar kontrollet në lidhje me personat që shpërndajnë lëndë narkotike ne ambjentet afër shkollave në kryeqytet.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis teksa është arrestuar në flagrancë një shtetas  ndërsa janë  proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë.

Në pranga ra shtetasi me iniciale L. D., 22 vjeç, banues në Tiranë ndërsa u procedua shtetasi M. B., 21 vjeç, banues po në kryeqytet.

Për shtetasin L. D., disponohej informacion se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit (“Ali Demi”, “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”), dhe në momentin që ky shtetas është konstatuar së bashku me shtetasin M. B., nga shërbimet e Policisë u është ushtruar kontroll fizik, ku shtetasit L. D., i janë gjetur 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu në ambientin përreth shkollës “Qemal Stafa”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit A. B., 24 vjeç iu gjetën dhe sekuestruan 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, ky shtetas u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

TiranëKontrolle në kuadër të planit të masave për identifikimin, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shpërndajnë apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në ambientet përreth shkollave të kryeqytetit.Gjatë kontrolleve arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.Sekuestrohen në total 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet “Shigjeta”, në kuadër të planit të masave të hartuar nga D.V.P. Tiranë për identifikimin, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shesin apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike përreth ambienteve të shkollave të kryeqytetit, kanë ushtuar kontrolle gjatë të cilave u arrestua në flagrancë të shtetasi:- L. D., 22 vjeç, banues në Tiranë.Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi:- M. B., 21 vjeç, banues në Tiranë.Për shtetasin L. D., disponohej informacion se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit ("Ali Demi”, “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”), dhe në momentin që ky shtetas është konstatuar së bashku me shtetasin M. B., nga shërbimet e Policisë u është ushtruar kontroll fizik, ku shtetasit L. D., i janë gjetur 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.Gjithashtu në ambientin përreth shkollës “Qemal Stafa”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit A. B., 24 vjeç iu gjetën dhe sekuestruan 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, ky shtetas u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale:- 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve L. D., A. B., dhe për veprën penale “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit M.B.

Posted by Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë on Thursday, September 27, 2018

Share With:



60 Views