“Jam shtatzënë, por nuk e di cili është babai: Shefi, djali i shefit apo kontabilisti?”

Një vajzë 31-vjecare duket se nuk i ka marrëdhëniet mirë me alkoolin. Në tre rastet kur piu, ajo përfundoi duke bërë seks me tre persona të ndryshëm, me të cilët ka lidhje pune.

Në letrën e dërguar për psikologen Deidre, ajo dukej e shqetësuar pasi ka mbetur shtatzënë dhe nuk di nëse babai është shefi i saj, djali i shefit apo kontabilisti.

Letra: Unë jam shtatzënë, por kam kryer marrëdhënie me tre kolegë të ndryshëm dhe secili mund të jetë babai.

Jam 31-vjece që punoj si agjente imobilare dhe e dua punën time. Ne shpesh dalim natën për të festuar shitjet tona. Shefi im është 62 vjec dhe është drejt pensionit, prandaj do i lërë gjithcka të birit. Ai është një burrë i mrekullueshëm dhe na ftoi të gjithëve në 60-vjetorin e gruas para disa javësh. Pas festës, më tha se do më conte në shtëpi.

Ai kishte marrë dhe disa kolegë të tjerë, të cilët i la në stacionet e trenave dhe e fundit mbeta unë. Ai kishte qenë esëll gjithë ditën, kështu që e binda të pinte vodka me mua. Më pas erdhi tek apartamenti im, qëndruam bashkë dhe në një moment ndjeva frymëmarrjen e tij në qafën time.

U ktheva që të përballesha me të dhe ishte më natyrale që ta puthja. Më tha se gjithmonë më kishte pëlqyer. Shkuam në dhomën time dhe bëmë seks. Ishte dashnor i shkëlqyer.

Javën e ardhshme, unë duhet të dilja me djalin e tij 30-vjecar për të parë një pronë të re. Pas kësaj më coi në shtëpi dhe unë i ofrova që të vinte të hante tek unë pasi kishte qenë një ditë e gjatë dhe e lodhshme.

Ne pimë verë dhe ai filloi të flirtonte. Më kërkoi ti ulesha në prehër, më puthi dhe bëmë seks. Ndihem keq kur kujtoj natën që pata me babain e tij.

Unë me djalin e pronarit jemi takuar për seks sa herë kemi patur mundësi, por i kemi mbajtur gjërat private në punë. Përvec kësaj, unë u ktheva në zyrë një mbrëmje dhe kontabilisti ishte atje. E pyeta përse po punonte kaq vonë dhe filloi të më tregonte se martesa e tij nuk po shkonte mirë. Ai është 46 vjec.

Ne pimë një shishe uiski dhe ai bëri një kalim tek mua dhe kryem marrëdhënie seksuale në një nga zyrat. Fundjavën e kaluar duhet të më vinin menstruacionet, por nuk erdhën. Kam blerë një test dhe është pozitiv. Unë nuk kam asnjë ide se kush është babai apo çfarë të bëj.

Deidre: Ju duhet të mendoheni seriozisht. Të rrisësh fëmijën vetëm është e vështirë dhe vetëm testet e ADN-së do të provojnë se kush është babai.

Dy prej këtyre djemve janë të martuar. I treti nuk do të jetë i impresionuar të jetë baba.

Sidoqoftë mendoni se sa shpesh sjellja jote po pushtohet nga alkooli. Shihni pse pija dhe seksi i rastësishëm shkojnë me njëra-tjetrën.

A mund të shkojë në një nivel më serioz marrëdhënia me djalin e shefit? Mos lejoni që seksi të jetë sekret dhe të përfundoni ose të thoni se doni një marrëdhënie hapur.

Mos u shqetësoni se babai i tij do mundojë t’ju ndajë pasi nuk do guxojë ta bëjë.

Share With:
Translate »
613 Views