“Jam shumë e lumtur”, Teresa jep lajmin e ëmbël

Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer u bënë shumë të njohur vite më parë në telenovelën “Teresa”, ku Angelique luante rolin kryesor të Teresës ndërsa Sebastiani rolin e Arturos. Çifti prej 5 vitesh janë bashkë, por aktualisht nuk po e mendojnë martesën.

Megjithatë Angelique së fundmi ka dhënë një lajm të ëmbël. Aktorja ka deklaruar se do bëhet hallë për herë të dytë dhe është shumë e lumtur.

Ndërkohë fansat mezi po presin që 31-vjeçarja të bëhet nënë vetë, por çifti aktualisht nuk po mendojnë për fëmijë dhe as martesë.

Në intervistën e tij të fundit, Sebastiani deklaroi se nuk beson tek martesa.

“Ne kemi folur për këtë. Unë mendoj se qëllimi i jetës nuk varet nga një firmë. Kjo nuk më emocionon. Unë nuk besoj në martesa, por besoj në dashuri”, u shpreh Sebastiani.

Share With:
Translate »
559 Views