Jeta e shkurtër e 17-vjeçarit që jetoi mes dy ‘botëve’, amerikane dhe shqiptare

Si shumë fëmijë të lidhur pas familjes, Altin Nezaj jetoi 17 vjet mes dy botëve të ndryshme. Njëra ishte bota e shkollës dhe sporteve në Peral River, një komunitet i gjerë irlandez në New Jersey. Pastaj ishte dhe familja e tij e madhe shqiptaro-amerikane e përhapur në Westchester, Bronx dhe Queens.

Këto dy botë, ai i la në 13 Tetor, pikërisht në ditën kur fatkeqësisht humbi jetën.

“Pearl River” është më shumë e njohur për mbiemrat e saj irlandezë sesa ata shqiptarë. Por familja Nezaj arriti të përshtatej mjaft mirë aty, duke krijuar shtëpinë e saj, duke bërë miq të mirë dhe duke jetuar një jetë të ndërthurur mes shkollës, sportit, punës.

Xhevdet dhe Suzi Nezaj janë prindërit e tij. Ata kanë edhe dy fëmijë të tjerë, Andi 21 vjeç dhe Leon vetëm 13 vjeç. Shtëpia e tyre nuk është shumë larg shkollës. Jeff merret me marketing ndërsa Suzi punon si mirëmbajtëse zyre.

Familja e Altin Nezaj

Altin merrej me sport dhe në ekipin e futbollit “Pirates”, ai mbante veshur numrin 71. Shokët e tij mbajnë mend ndeshjen e tij të fundit, ku kishte shkëlqyer dhe ishte shndërruar në një makinë mbrojtëse atë natë, duke mundësuar fitoren e skuadrës. Altini ishte edhe një mundës dhe trajneri i tij, Billy Donnelly, tregon që 17-vjeçari ishte një fëmijë i sjellshëm, i bukur dhe të gjithë në ekip e pëlqenin atë.

Edhe pse prej vitesh jetonin në Rockland, ata nuk ishin larg familjes shqiptaro-amerikane.

Kushëriri i Altinit, Rick Elezi tregon se ishin dasmat ato që bashkonin familjen e madhe. Aty flitej shqip dhe prindërit e tij thirreshin me emrat shqiptarë: Xhevdet dhe Suzana. Vëllai i tij Andi thirrej Endrit ndërsa Altini me të njëjtin emër, Altin. Para disa kohësh, ai tregon se familja kishte bërë disa pushime në Kosovë.

Shokët e tij të klasës u mblodhën në vendin e aksidentit dhe më pas shkuan tek shtëpia e tij. Mediat amerikane shkruajnë se varrimi i tij do mbahet ditën e sotme.

Share With:



136 Views