Jo vetëm mami këngëtare, tani edhe babi Patris do të bashkëpunojë me Tunën

Megjithëse të dy merren me muzikë, me siguri askush nuk e kishte parë më herët çiftin në një “bashkëpunim”.

E kemi fjalën për Patrisin dhe Tunën të cilët përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale shihen së bashku duke përcjellë muzikë të bukur.

Tuna duke kënduar një këngë shqip, e Patrisi duke mbajtur ritmin, teksa në sfond dëgjohen edhe tingujt e një pianoje.

Një performancë e thjeshtë, por duket se çifti e ka shijuar shumë.

Jeta profesionale e Patrisit nuk është shumë publike, por ai është tamburist në orkestrën e Filarmonisë së Kosovës.

Share With:



32 Views