Joeli dhe Sia zbukuruan tortën e gjyshes së tyre dhe kjo qenka një super ide

Ermal Mamaqi është ndër figurat më karizmatike dhe të komentuara të showbiz-it shqiptar dhe si i tillë, çdo gjë rreth tij përbën interes për publikun e gjerë.
Ndërsa familjen që ka krijuar vetë ia njohim, për shkak se dhe Ami, bashkëshorjtja e tij është figurë televizive, jemi kuriozë të mësojmë më shumë për rrethin më të gjerë familjar.


E për këtë sot na erdhi në ndihmë Ermiri, vëllai më i vogël i Ermalit, i cili ka publikuar disa fotografi me momente familjare nga darka e ditëlindjes së mamasë së tyre.
Ata kanë festuar në një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë, sic është Korça dhe mesa duket edhe festa ka qënë po aq e bukur.


Ndoshta angazhimet e shumta në biznes dhe jo vetëm, i kanë pernguar Ermalin, Amin dhe fëmijët të jenë pjesë e këtij gëzimi, por ato kanë zgjedhur të jenë aty në një tjetër mënyrë.
Ndërsa pamë tortën e zonjës, vëmë re se ajo është dekoruar me miniaturat e nipërve të saj.
Sa ide e bukur për tortën e rradhës për gjyshen tuaj! /Kids’Time/

 

Share With:
Translate »
648 Views