Jon mbushi 1-vjeç, Adelina Tahiri zbuloi dhuratën speciale për të voglin e saj

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë në datë 27 gusht të vitit 2018 me një djalë të quajtur Jon. Vogëlushi festoi ditën e djeshme 1-vjetorin e tij midis shumë urimesh që mbërritën në llogarinë e këngëtares.

Ndërsa ditën e sotme, Tahiri ka zbuluar dhuratën speciale që ka zgjedhur për Jonin. Artistja ka publikuar një foto ku tregon yjet në qiell në momentin kur i vogli erdhi në jetë. “Jon ty të zgjodhëm nga ky qiell”, shkruhet në foton e cila me siguri do të jetë një nga dhuratat më të veçanta që djali ka marrë. Që prej momentit kur Adelina u bë nënë nuk ka hezituar të pulikoje foto të ndryshme të Jonit, duke treguar herë pas here dashurinë e madhe për të.

Share With:
Translate »
585 Views