Jona Spahiu zbulon si e mori vesh lajmin e shtatzënisë

Jona Spahiu u martua në qershor të këtij viti dhe më pas në muajin shtator u bë nënë për herë të parë me një djalë, të cilin e quajtën Raiden. Në një video të hedhur nga vetë Jona në ‘Youtube’ ajo tregon detaje rreth shtatzënisë dhe se si e priti ajo këtë lajm. I pari që e dalloi se Jona Spahiu ishte në pritje të ëmbël, ishte bashkëshorti i saj Frenkli. “Bashkëshorti im, i dashuri im në atë kohë më tha: “Jona je shtatzëne”. Unë nuk e besova dhe mendova se ishte një nga shakatë e tij të radhës dhe nuk e mora seriozisht. Derisa kur isha në Paris biri im i vogël u kujdes që të më linte një kujtim të mirë, aq sa të mos doja të kthehesha më në atë vend. Kur isha aty kisha pafund te vjella”, shprehet ajo.
Jona po ashtu ka shtuar se çdo vajzë e dallon kur kalon atë fazë që dhe ajo kaloi duke u shprehur: “Pavarësisht se sa e re je në eksperiencë unë mendoj se çdo vajzë e dallon kur diçka tjetër ndodh në trupin e saj dhe unë e parandieja, sado që nuk e artikulova me njerëzit e mi. Kur erdha në Tiranë të vjellat u përkeqësuan dhe u bënë disa ditë që nuk haja aq sa përfundova në spital. Në spital u bënë analizat dhe familjarët erdhën të shqetësuar se nuk e dinin çfarë i kishte ndodhur Jonës. Aty morën dhe lajmin e bukur. Unë isha 6 javëshe shtatzënë. Ishte një lajm i bukur që ne prindërit e përjetuam mirë, por ata që u gëzuan më shumë ishin prindërit tanë”.
Më pas ajo shtoi se muajt e parë te shtatzënisë i ka përjetuar shumë keq nga ana shëndetësore. Për tre muaj ajo kishte konsumuar vetëm bukë të thekur dhe djathë të bardhë.

Share With:
Translate »
570 Views