Jonida në faj për vajzën, por duhet të përballet edhe me komentuesit

Një postim nga personazhet publikë është bërë shpesh temë debati në rrjetet sociale. Dhe me një foto të moderatores Jonida Shehu në Instagram ndodhi e njëjta gjë, këtë të hënë.

Ajo publikoi një foto krah vajzës së saj Kristal, në mbishkrimin e të cilës shkruan:

“Më merr malli sa fillon java, shumë orë larg teje”.

Një prej komentuesve ka reaguar lidhur me profesionin e moderatores, duke e cilësuar atë si egoiste pasi sakrifikon kohën me të bijën për të punuar në televizion.

“Ju njerëzit e televizionit shquheni për egoizëm. Për egoizmin tuaj sakrifikoni dhe fëmijën. Se nuk rrini dot pa dalë në televizion ju….”, shkroi një prej ndjekëseve të Jonidës.

Kjo e fundit reagoi duke i shkruar:

“Po, po, fiks siç thua ti është. Ti kur punon çfarëdo pune bën, e merr me vete me siguri. Apo hani bukë e dashuri juve?”.

Komentuesja nuk ka ndaluar me kaq, por ka treguar se la specializimin përgjysmë për vajzën dhe nuk është fare pishman.

Share With:
Translate »
1098 Views