Jorida e vogël me skoliozë: Më dhemb shumë trupi, nuk u them prindërve sa. Më ndihmoni për operacionin!

Kjo është historia Joridës 12 vjeçare e cila mes lotëve dhe dhimbjes na është lutur që ta ndihmojmë, ka nevoje për dy operacione. Prindërit thonë që kushtojnë 26.500 €. Jorida ka nevojë për një trajtim të gjatë që nga operacioni i pare (legeni është i dëmtuar) deri tek i dyti ( skolioza në shtyllën kurrizore) Është një rast shumë i vështire. Lotët e Joridës janë therrëse, janë britma të një fëmije të pafajshme. Ajo tregon vetë historinë e saj ku shprehet se trupi i dhëmb por nuk i tregon prindërve sa se nuk do t’i shqetësojë.

“Unë jam Jorida Arranjaku, jam 12 vjeç, kam probleme me shtyllën kurrizore, më dhemb shumë trupi, të më ndihmojnë se nuk mund të rri me korse veshur. Ju lutem më ndihmoni! Dua të kem një jetë të lumtur mos të kem më dhimbje në trup. Shkoj në shkollë, vij nga shkolla. Bëj detyrat ndonjëherë dal pasdite me shoqet ose me mamin, jam mirë në mësime në matematikë. Marr nota 9-a ose 10-a, dua ta përfundoj shkollën, çantën nuk e mbaj dot në shpinë, më shoqëron mami në shkollë, nuk rri dot ulur në klasë, më mirë e kam të rri shtrirë, nuk ndihem shumë mirë, nuk e jap vetën shpesh nuk dua të mërziten shumë prindërit. Do u lutesha shumë shqiptarëve që të më ndihmojnë për këtë operacion që edhe unë të behëm si gjithë të tjerët. Mos të vuaj më nga këto dhimbje”, -thotë Jorida e mbytur në lot.

Share With:
Translate »
465 Views