Julia Roberts rrëfen këshillat që iu jep fëmijëve të saj

Julia Roberts, është zgjedhur për të 5-ën herë nga People “Gruaja më e bukur e botës”: pavarësisht konkurrencës së re, përfshirë edhe mbesën e saj Emma Roberts, aktorja, që këtë vit mbush 50 vjeç, ruan ende një bukuri natyrale të pacenuar nga koha.

Për të është një rekord i vërtetë pasi në 17 vitet e fundit kishte fituar tre herë, në 2010-ën, në 2005-ën dhe në vitin 2000. E kuqe natyrale Roberts e fiton këtë çmim pas biondes Jennifer Aniston dhe brunes Sandra Bullock, dy aktore të tjera jo shumë të reja, 48 dhe 52 vjeçe. Një mesazh i rëndësishëm që kalon përmes reflektorëve përsa i përket bukurisë më të pjekur, ndoshta edhe me difekte të pariparuara, por sigurisht jo për këto më pak të denjë për të marrë vëmendje.

Është Julia Roberts që mishëron në perfeksion rolin e gruas që ndodhet mirë në një trup që po ndryshon. Koleget më të reja duhet të bëjnë shumë rrugë për të arritur ishte Pretty Woman, me këmbë të gjata dhe me një buzëqeshje që të gjithë e kanë zili, që vazhdon të mbetet e mrekullueshme.

Mbështet me krenari bukurinë jo të ndërtuar, kampione e selfie-ve pa make up dhe kundër kirurgjisë estetike (edhe pse në moshë të re ka bërë një ndërhyrje në hundë), me kohën është pjekur por nuk ka ndryshuar, duke i qëndruar besnike vetes së saj duke rrezatuar edhe vetëm me ujë e sapun.

E megjithatë, cilat janë sekretet e bukurisë së Vivienne-s të Pretty Woman? Aktorja, për të parën herë ka dhënë disa këshilla që deri më sot i kishte trashëguar vetëm fëmijëve të saj.

Në një intervistë të dhënë për “People”, Julia shprehet se bukuria ka të bëjë mbi të gjitha me sjelljen dhe autostimën, ose të dish të paraqesësh versionin më të mirë të vetes në publik. Duke qenë nënë e tre fëmijëve, 12-vjeçarëve binjak Hazel e Phinnaeus ( thërritet Finn) dhe e Henry Daniel (9 vjeç), diva hollywood-iane përpiqet të tregohet shumë e kujdesshme në mesazhet, që u përcjell atyre, aq më tepër tani që po i afrohen moshës së adoleshencës, kur çështjet e aspektit fizik, higjienës dhe bukurisë janë shumë të rëndësishme.

Si të rifitosh çdo ditë tonalitet dhe energji

Është gjithmonë e vështirë ta fillosh ditën e buzëqeshur, të gjesh energjitë e duhura dhe të përpiqesh të jesh pozitivë çdo ditë! E kam gjetur aleatin tim dhe nuk e lë më.

“Është një navigim interesant pasi nuk dëshiron që të bësh zhurmë, nuk do që t’i bësh të ndërgjegjësohen për diçka, që ndoshta do të kishte qenë më mirë po të mos e kishin zbuluar”, ka thënë Julia Roberts, këshilla e së cilës për fëmijët lidhur me pamjen fizike është: “Mendoj se kushdo që ka një aromë të mirë dhe një buzëqeshje në fytyrë, ndjek një regjim bukurie perfekt!”.

Julia Roberts ka nënvizuar gjithashtu se bukuria nuk është gjithçka dhe se gjeja më e rëndësishme është të ruash sensin e humorit, një cilësi që e gëzojnë të tre fëmijët e saj, dhe për të cilën ajo krenohet që ua ka trashëguar. Përsa i përket të qenit “fashion” lidhur me fëmijët e aktores, aktorja me Buzëqeshjen e Mona Lizëz ka rrëfyer për Vanity Fair se, Hazel është shumë natyral dhe Henry është shumë atletik, Phinnaeus është ajo më e interesuara për modën, që kërkon këshilla nga mamaja dhe nga kushërira Emma për të gjetur një stil të vetin.

Në realitet, shkruan revista “EJANI”, Julia ka pranuar se ruan mënjanë shumë nga bizhuteritë që ka përdorur gjatë karrierës së saj në Hollywood me qëllimin për t’ua trashëguar fëmijëve të saj. Shpresa e aktores është se fëmijët e saj, kur të rriten, do të dinë t’i vlerësojnë; për këtë, ajo ka krijuar një hapësirë në shtëpinë e saj ku ruan koleksionin e saj. “Them me vete, ‘ndoshta ajo do ta dojë’. Kështu vazhdoj të ruaj gjëra”. Julia ka shtuar dhe se fëmijët e sa janë të ndërgjegjshëm për popullaritetin e mamasë së tyre, por që dinë si ta menaxhojnë. Aktorja ka treguar se si, një herë, ndërsa ishte duke ecur në rrugët e Torontos disa kalimtarë e njohën, ndërsa e bija Phinnaeus ka reaguar me batutën gati.

“Dikush më njohu, dhe pastaj edhe një person tjetër. Dikush thirri, ndërsa po kaloja: ‘Oh, ajo është Julia Roberts’”, shpjegoi aktorja, “Ne vazhduam të ecnim, ndërsa Finn tha “Po, ajo është mamaja ime, Julia Robinson”. Është ajo që krijon perspektivën e duhur. Pasi mund të isha Robinson apo Johnson, pasi mbiemri apo popullariteti nuk kanë të bëjnë aspak me mua si njeri”.

Këshilla të arta bukurie nga Julia Roberts

Edhe pse është nënë e tre fëmijëve Julia Fiona Roberts çuditërisht vazhdon të mbetet po njësoj e bukur! Kush tjetër, nëse jo ajo, ka diçka për të ndarë me gratë e tjera? Aktorja ka zbuluar disa nga sekretet e saj:

Si fillim, receta më e rëndësishme për bukurinë është të jesh e lumtur dhe e buzëqeshur! Për të reflektuar gëzim për vete dhe mbi të gjitha tek të tjerët. Kjo është thelbësore dhe më efikase se të gjitha dietat, kremrat dhe botox.

Ji e lumtur

Gëzojuni jetës! Depresioni, ankthi, emocionet dhe ndjenjat negative godasin në çast fytyrën tuaj. Është ndjenja e brendshme e lumturisë që krijon bazën për bukurinë. Fytyra, qëndrimi, mënyrat e mira të sjelljes reflektojnë gjendjen tonë shpirtërore. Si pasojë, Julia Roberts rrëfen se puthjet, përqafimet dhe përkëdheljet e bashkëshortit janë sekreti më i mirë i bukurisë së saj.

Kujdesi dentar

Julia-n e shikojmë shumicën e kohës të buzëqeshur, është pikërisht kjo arma më e fortë e bukurisë së saj. Ajo mundohet që dhëmbët e saj të jenë perfektë. Në mëngjes vendos luleshtrydhe të shtypura në furçë për të pastruar dhëmbët dhe për ta bërë smaltin të shkëlqejë nga bardhësia. Më pas përdor një pastë me fluor. Çdo gjashtë muaj bën kontroll tek dentisti i saj.

Aktiviteti fizik

Mos injoroni formën tuaj fizike! Zgjidhja juaj më e mirë nuk është dieta, por një stil jete aktive dhe sportive. Julia Roberts preferuon jogën, kickboxing, aerobi dhe jogging në mëngjes. Ajo beson se ka një formë të tillë fizike edhe falë një trashëgimie shumë të mirë gjenetike.

Ushqimet

Aktorja nuk ndjek rregulla të rrepta diete dhe të të ushqyerit, mirëpo ajo përpiqet që dieta e saj të jetë e pasur me salmon, fruta, manaferra dhe lakra. Këto e mbajnë lëkurën e saj elastike, të freskët dhe të re. Ndërkohë, që Julia e përjashton glutenin nga dieta e saj. Ndërkohë që pyetjes së çfarë do të dëshironte të ndryshonte nga vetja e saj ajo i është përgjigjur se do të donte të mbante shpinën më drejt.

Share With:
Translate »
857 Views