Juria dhe Ledioni të transformuar në spotin epik ku zbulohet kur do të nisë The Voice Kids Albania

Ledion Liço sapo ka zbuluar kur do të nisë The Voice Kids. Ishte thënë që program i ri me zërat fëminorë do të fillonte në janar, por sot përmes një spoti me të vërtetë epik, është zbuluar data.

Spoti me atmosferën e Game of Thrones, i ka shndërruar anëtarët e jurisë dhe prezantuesit në personazhet e një legjende. Një realizim i përsosur artistik, ku me siguri është punuar shumë!

@voicealbania #voicekidsalbania 19 Janar 2018 @topchannelalbania

A post shared by Ledion Lico (@ledionl) on

Nuk kishim parë kurrë një spot kaq të kuruar gati në nivelin e një minifilmi për një program. Ndoshta atmosfera është shumë e rëndë për fëmijët, por spoti në vetvete, meriton urime.

@voicealbania #voicekidsalbania 19 Janar 2018 @topchannelalbania

A post shared by Ledion Lico (@ledionl) on

Fëmijët le të merren me prova gjatë kësaj kohe.

Share With:



399 Views