Justin dhe Hailey zhvendosen në Kanada, mendojnë të krijojnë familje

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë vendosur të largohen përfundimisht nga Los Angeles. Një burim për ‘Us Weekly’ ka treguar se ata kanë paketuar çdo gjë dhe janë vendosur përfundimisht në Ontario të Kanadasë. Sipas këtij burimi, Justin ka një shtëpi shumë të madhe atje prej 9 mijë metra katrorësh duke përfshirë edhe një liqen privat. ‘Us Weekly’ ka raportuar gjithashtu se Justin dhe Hailey janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe po mendojnë që shumë shpejt të krijojnë edhe një familje në Kanada. Madje dhe fansat e çiftit kanë kërkuar me ngulm që ata të dy të bëjnë sa më shpejt një fëmijë. Aq shtëpi të madhe sa kanë Justin dhe Hailey, kanë mundësi të krijojnë një familje me shumë anëtarë.

Share With:
Translate »
572 Views