Ka 2 ditë që jeton në çadër, por sot Amelia e vogël zgjodhi të vishej kuqezi

Sot duhej të ishte një ditë feste dhe një ditë e bekuar për kombin tonë por të gjthë shqiptarët janë në zi pas tërmetit shkatërrues të mëngjesit të së martës që u ka marrë jetën të paktën 40 personave.

Presidenti i vendit e nisi këtë ditë duke shkuar për të vizituar familjet që kanë mbetur pa shtëpi në Sukth. Aty ai takoi Amelian e vogël që ka dy ditë që fle në çadër dhe sërish ishte veshur kuqezi për festat e 28-29 nëntorit.

Postimi i plotë i Metës në Facebook:

Të dashur bashkatdhetarë kudo ku jeni!

Në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm, ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre.

Sot e nisa këtë ditë të bekuar të kombit tonë duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth, ku takova edhe Amelian, e cila edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër e në kushte të veshtira, sot kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar.

Sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar dhe shtetin e tyre kur të rriten.

Share With:
Translate »
436 Views