Ka dy fëmijë, Orgesa Zaimi flet për fëmijën e tretë

Ditën e sotme e ftuara e radhës në emisionin “Rudina” ishte këngëtarja e dashur për publikun Orgesa Zaimi. Në një bashkëbisedim me prezantuesen e emisionit, Rudina Magjistari, ajo tregoi për arritjet e saj profesionale dhe zbuloi disa detaje nga jeta private. Rudina e pyeti lidhur me planet për zgjerimin e familjes, meqenëse motra e saj ka 5 fëmijë dhe këngëtarja la të kuptohej se ja ka lënë në dorë Zotit dhe do e mirëpriste një fëmijë me kënaqësi.


“Kam jetën që nuk e kisha imagjinuar se do të kisha. Kam dy fëmijë të mrekullueshëm për të cilët falenderoj Zotin. Kurrë mos thuaj kurrë. Mundësitë i kemi kështu që pse jo”,- u shpreh Orgesa.
Orgesa Zaimi është nënë e dy fëmijëve, Bora dhe Kroni dhe sipas Orgesës ata mund të bëhen me një motër ose një vëlla.

Share With:
Translate »
696 Views