Ka dy fëmijë por Florian Binaj tregon planet për fëmijë të tjerë

I ftuari i kësaj jave në “Mos i fol shoferit” ishte Florjan Binaj, i cili ka krijuar një atmosferë gjithë humor në studio dhe, në fakt, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Por, Flori di gjithashtu të bëhet serioz dhe duke qenë se publiku nuk është mësuar, kuroziteti është i madh për të ditur si është ai jashtë ekranit. Ai ka treguar më shumë rreth jetës së tij personale dhe asaj profesionale.

Flori ka folur për planet e ardhshme për të zgjeruar familjen dhe ka shprehur dëshirën që të ketë minimumi katër fëmijë. Ai është shprehur se për shkak të punës i mbetet shumë pak kohë për familjen, megjithatë mundohet të jetë një baba i mirë për fëmijët e tij, Glauk dhe Krena. Ndërsa për sa i përket profesionit, Flori ka treguar se aktorët e “Portokallisë” numrat i realizojnë për tre ditë dhe e vetmja gjë që do të donte të ndryshonte nga spektakli i humorit është që të kenë më shumë kohë. “Do të doja të gjendej një formulë që të dilnim pak më rrallë. Një javë po, një javë jo.. se do bënim numra më cilësorë, duke qenë se ne gjithçka e bëjmë për tre ditë”, -është shprehur Flori.

Gjithsesi, duhet të themi që ai mbetet një ndër aktorët e preferuar të publikut!

 

Share With:
Translate »
2537 Views