“Ka ndryshuar jetën time”, Arbana flet për raportin e ngushtë me të birin

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, është një ndër më të përfolurat në media. Vetëm së fundmi, ajo ka publikuar librin e saj të dytë të gatimeve “Receta për 5 minuta”, në realizimin e të cilit, e kemi parë shpesh duke gatuar me të birin, Jonin.

Arbana është shumë e lidhur me vogëlushin dhe ajo publikon shpesh në rrjete sociale foto nga momentet e ndryshme me të. Moderatorja në një intervistë për revistën “Who” ka folur për raportin e ngushtë me Jonin. Ajo ka treguar se ai e ka ndryshuar jetën e saj, duke e bërë më të bukur por edhe të lodhshme.

‘Joni ka ndryshuar jetën time në çdo dimension, duke e bërë më të bukur, por edhe më të lodhshme herë pas here. Me Jonin gatimi është shumë i këndshëm, por edhe sfilitës sepse ka gishta që futen në brum, tasa që derdhen, vezë që rrihen dhe pastaj derdhen, etj. Por unë vdes të gatuaj me të, është një nga kënaqësitë më te mëdha. Joni nuk gatuan vetëm me mua, por edhe me gjyshet, kështu që dalëngadalë po trajnohet siç duhet’, -është shprehur Arbana

Po ashtu ajo ka rrëfyer nëse pasioni për kuzhinën e ka ndihmuar që të ushqejë më mirë djalin. “Po besoj që po, edhe pse me fëmijët është e vështirë t’i ushqesh shëndetshëm në kohën kur rrethohen nga shumë gatime jo të shëndetshme. Brezi ynë vërtet është privuar nga shumë gjëra gjatë komunizmit (kur unë kam qenë fëmijë) por mungesa e çokollatave dhe gjellët e mamit na kanë bërë veçse mirë. Unë ashtu si shumë nëna përpiqem që Joni të ushqehet shëndetshëm në shtëpi, por nuk e privoj nga një picë në fundjavë apo nga kokoshkat në kinema.”

Share With:
Translate »
403 Views