Kadri Roshi në sytë e të birit, përkujtohet 95-vjetori i lindjes së kolosit të kinematografisë shqiptare

Kadri Roshi, një kolos i filmit dhe teatrit shqiptar, la për publikun personazhe që nuk i fshin koha. 4 janari përkon me 95 vjetorin e Kadri Roshit, ndërsa djali i tij Kliti Roshi foli për kujtimet me të atin, përjetimet e tij si dhe për jetën e artistit të madh.

Kliti Roshi: Që të bëheshin sa më konkrete këto përhalle. Vinte e mi tregonte mua dhe shikonte reagimin tim. Nëse unë arrija ta kuptoja, qëllimi në këtë fabul u arrit. 9 herë, 28 këmbë shkallë me kthesa është rrëzuar tek “Lulëkuqet mbi mure” dhe realisht krahu i tij u mavijos.

Rolet dhe personazhet për një artist si Kadri Roshi janë si fëmijët e tij e megjithatë më i ndjeri për të duket se ka qenë ai i Arturo Ui.

Kliti Roshi: Arturo Ui, jo vetëm për Kadri Roshin por për Teatrin Popullor është një nga kulmet e tij. Artur Ui nuk vjen më, i ka pëlqyer e vështira. Që do të thotë, një rol të vogël që duket i pavlerë, ai donte ta kthente në vlerë.

Magjia e vërtetësisë së personazheve fsheh pas perdes sakrifica dhe mundime të mëdha, ndërsa mjeshtri i skenës Kadri Roshi, dinte sesi të shkëlqente në çdo pikë arti që dhuronte.

Share With:
Translate »
574 Views