“Kam shtuar 10 kg!” Almeda tregon të pathënat e shtatzënisë, që nga momenti sesi e zbuloi

Almeda Abazi po shijon javët e fundit të shtatzënisë, ndërsa është në pritej të fëmijës së parë me aktorin turk Tolgahan Sayisman.

Prej kohësh ish-Missi shqiptar ndan detaje nga momentet e pritjesë së ëmbël. Ndërsa u ka dhënë ndjekësve mundësinë që t’i bëjnë pyetje lidhur me shtatzëninë, Almeda ka treguar se është në dy muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe deri më tani ka shtuar 10 kilogramë.

Por sipas saj do të shtojë më shumë kilogramët në muajin e tetë dhe të nëntë, pasi nuk ndalon së ngrëni.

Bukuroshja shqiptare shprehet se nuk e vret mendjen fare dhe nuk ka treguar kujdes gjatë shtatzënisë, pasi dëshiron të shijojë çdo gjë.

Gjithashtu ajo pyetet edhe për mënyrën sesi ia tha lajmin e shtatzënisë bashkëshortit të saj.

“Në fakt e zbuluam së bashku, sepse unë nuk ndihesha mirë. Kohët e fundit kisha dhimbje koke dhe shkova për ta parë nëse kjo ishte një migrenë apo diçka e ngjashme. Por jo, ishte djali im, kështu që ka qenë një shokim i vërtetë dhe lot lumturie në të njëjtën kohë”, ishte përgjigja e Almedës.

Share With:



143 Views