“Kam shumë pizhama me lepurusha, ime më…”, Grida Duma tregon si rri në shtëpi

Grida Duma, një nga politikanet më simpatike në Shqipëri, ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora.

E pyetur nga Rudina Dembacaj nëse ka në shtëpi pizhama me lepurusha, ajo u shpreh se ka shumë sepse ia sjellin motrat e saj.

Rudina Dembacaj: A ka pizhama me leprusha Grida Duma?

Grida Duma: Po, kam shumë. E di pse kam? Sepse motrat e mia sa herë që vijnë i kanë me lepurusha. I lenë aty, unë i vesh.

Rudina: Si mund të të imagjinojmë në shtëpi ditën e Vitit të Ri?

Grida Duma: Me një veshje të ngrohtë të gjatë. Ime më i ka mbajtur shpesh robdishamber dhe unë i kam shumë qejf. Kam nja 2-3 nga këto, mund të jesh me pizhama poshtë, por ajo gjëja që vesh sipër e gjatë, të duket sikur je mirë domethënë”.

Share With:
Translate »
803 Views