Kamini falenderon publikisht Shivain dhe Ranvirin, ja çfarë bënë ata për djalin e saj

Ndonëse në serial luan rolin e një gruaje dashakeqëse me emrin “Kamini”, në jetën reale aktorja Amrapali Gupta njihet si person shumë pozitiv dhe i dhënë pas familjes së saj. Ajo është e martuar me aktorin Yash Sina dhe kanë një djalë 2 vjeç me emrin Kabir. Në një intervistë aktorja ka treguar se djalin nuk ka besim t’ja lërë një dadoje dhe e merr gjithmonë me vete në xhirimet e serialit. Ajo ka falenderuar Nakul Metan i cili luan rolin e “Shivait” dhe Ayush Anand i cili luan rolin e “Ranvirit” pasi ata janë kujdesur shumë për djalin e saj. “Isha e shqetësuar nëse do arrija ta menaxhoja kohën për xhirime dhe për djalin Kabir. Ai është akoma shumë i vogël dhe më do mua gjatë gjithë kohës. Por Yash më tha t’i rikthehesha ekranit kështu që e pranova ftesën për të qenë pjesë e Bixhozme dashurinë. Jam e lidhur shumë me djalin dhe nuk mund të rri gjatë pa të. Por jam me fat pasi Nakul dhe Ayush janë kujdesur për djalin gjatë xhirimeve. Në fakt ai shkon mirë me të gjithë aktorët e serialit. Kur Yash nuk është në punë, e mban ai. Ne nuk jemi një familje që ja lëmë fëmijët të kujdesen dadot. Jam e bekuar që kam një familje të tillë”-është shprehur aktorja.

Share With:
Translate »
674 Views