Kaq fëmijë kanë lindur në gjithë botën nga Fekondimi in vitro
Më shumë se tetë milionë foshnja kanë lindur duke përdorur Fekondimin in Vitro në gjithë botën, që kur u krijua rreth 40 vjet më parë. Procedura fillestare, me vezën e fekonduar jashtë barkut të nënës, ka lejuar miliona çifte që të realizojnë ëndrrën e tyre, të bëhen prindër. Louise Brown është fëmija i parë në botë i lindur përmes IFV, më 25 korrik 1978 në Spitalin e Përgjithshëm të Oldham në Manchester. Gjysmë milion fëmijë lindin çdo vit nga IVF dhe Injection Intracytoplasmic Sperm (ICSI) nga më shumë se dy milion cikle trajtimi./ Tiranapost.al