Kardashian prezanton fëmijët me të dashurin e saj 14 vjet më të ri

Kourteny Kardashian dhe Younes Bendjima janë më të dashuruar se kurrë më parë me njëri-tjetrin. Ata kanë një diferencë prej 14 vitesh mes tyre, por kjo nuk i ndalon që të jenë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin.

Ata janë shumë të vendosur për lidhjen e tyre dhe tashmë kanë bërë edhe prezantimet me familjet përkatëse. Kourteny e ka prezantuar të dashurin e saj model edhe me tre fëmijët e saj.

Një burim brenda familjes së tyre ka thënë se Kardashia ka një lidhje serioze me të dashurin e saj të ri.

“Lidhja e tyre është patjetër serioze. Askush nuk mendonte se marrëdhënia e tyre do të zgjaste kaq shumë, por Kourtney është shumë e lumtur, dhe fëmijët e saj e pëlqejnë të dashurin e nënës së tyre”, ka thënë burimi.

Në mes të tjerash ky burim ka shtuar se familja e Kortney e pëlqejnë të dashurinë e ri të saj, dhe se ai është e kundërta e të dashurit të tij të kaluar.

“Younes ka takuar fëmijët e Kortney, e gjithë familja e pëlqen atë. Ai është e kundërta e Scott. Ai bie shumë në sy për trajtimin që i bënë Kourtney. Është e qartë se ai me të vërtetë kujdeset për Kourtney”, ka shtuar po i njëjti burim.
Çifti u takuan në Paris në tetor të vitit 2016, ndërsa në publik u panë së bashku në maj të vitit 2017. Tashmë ta po përgatiten që t’i kalojnë së bashku Krishtlindjet.

Share With:



369 Views