Kate doli dhe foli në publik! Ne kuptuam gjithçka rreth marrdhënies me Meghan

Kate Middleton dhe Meghan Markle janë duke u përfolur në të gjitha mediat në mbarë botën për raportin e tyre aspak të mirë. Sipas zërave ishte një grindje mes tyre ajo që bëri Meghan të largohej ngaPallati Buckingam për në Pallatin Kensington.

Edhe pse zërat qarkullojnë gjithandej Kate vendosi t’u japë fund me një deklaratë të ëmbël mbi Meghan dhe shtatzëninë e saj.

Ndërkohë që ndodhej në Leicester për viktimat e aksidentit me helikopter jashtë Stadiumit të King Power, Kate dhe William u ndalën nga Universiteti i Leicester ku Kate bisedoi me një grua për shtatzëninë e kunatës së saj Meghan.

Kur gruaja e pyeti se si ndihej në lidhje me lajmet që po qarkullojnë Kate u përgjigj: “Po, jam shumë e entuziazmuar për Meghan dhe foshnjën e saj. Është koha që të kemi të gjithë fëmijë dhe një kushëri për George, Charlotte dhe Louis, kështu që do të jetë me të vërtetë e veçantë.”

 

Natyrisht kjo është një shenjë e mirë për marrëdhënien e tyre sepse nëse Kate dhe Meghan nuk do kishin marrëdhënie të mira, Kate nuk do të ishte aq e entuziazmuar për fëmijën e Meghan dhe Harry.

Gjithashtu për të vërtetuar raportin e Kate dhe Meghan reporterja mbretërore Katie Nicholl hapi zërat se: “Kate dhe Meghan janë njerëz shumë të ndryshëm dhe  nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta, por po bëjnë një përpjekje për t’u bashkuar. Kjo çështje është midis vëllezërve”.

Share With:
Translate »
712 Views