Kate Hudson për t’u marrë shembull, gjatë kohës që ushtrohet fizikisht ushqen me gji vajzën e saj

Kate Hudson tre muaj më parë u bë nënë e një vajze, Rani. Gjatë këtyre muajve ajo e ka ushqyer vogëlushen e saj me qumësht gjiri. Madje duket se për Kate, ushqyerja me gji është shumë e rëndësishme. Një mike e aktores ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën tregon se gjatë kohës që Kate është duke ushtruar ‘yoga’ ushqen vajzën e saj.

“Mëmësia nuk na ndalon”, ka shkruar mikja e saj bashkangjitur videos. Aktorja e njohur ka treguar se tashmë po punon fort që të rikthejë linjat e saj të mëparshme, por kjo gjë nuk e pengon që të kujdeset për vogëlushen e saj. Kate Hudson ka dhe dy fëmijë të tjerë nga lidhjet e saj të mëparshme me Chris Robinson dhe Matt Bellamy.

Share With:
Translate »
564 Views