Kate Middleton do të donte që fëmijët e saj të ishin më të aftë se ajo për këtë gjë

Pavarësisht se i duhet të udhëtojë shpesh në vende të ndryshme të botës, siç duket Kate Middleton e ka të vështirë të mësojë gjuhët e huaja. Gjatë një vizite në Universitetin e Leicester, një fanse e familjes mbretërore i tregoi Kate se ajo ishte nga Italia. “Kënaqësi të të shoh. Duhej të thoja ‘Ciao’”, – tha Dukesha. Më pas ajo filloi të mendohej nëse kishte gjetur fjalën e duhur dhe shtoi se italishtja e saj është gjithmonë e keqe. “Duhet të sigurohem se fëmijët e mi do të jenë më të mirë se unë, ky është qëllimi im”, – tha Kate. Kujtojmë se Kate Middelton dhe Princi William janë prindër të tre fëmijëve, George, Charlotte dhe Louis

Share With:



201 Views