Kate Middleton merr pyetjen më të ëmbël nga një fanse e vogël dhe jep përgjigjen më të zgjuar

Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj Princ William kanë vizituar së fundmi Cumbrian, një provincë e thjeshtë, ku çifti mbretëror u takua me fermerë dhe vizituan disa zona kujdesi ndaj deleve. Sigurisht si çdo herë tjetër, Kate u afrua për të takuar të gjithë fansat që kishin dalë për ta parë dhe vëmendje mori takimi me dy vogëlushe të cilat ishin shumë të lumtura që më në fund takuan një princeshë të vërtetë. Megjithse të turpshme ato shfaqnin lumturi në fytyrë dhe babai i tyre mori fjalën me afrimin e Kate. Zotëria i transmetoi dukeshës pyetjen që të voglat kishin dëshiruar çdo moment t’i drejtonin.

“Vajzat e mia duan të dinë nëse do e veshësh fustanin e princeshë Elsës (referuar personazhit të Disney)”,-e pyeti babai i vajzave, ndërsa Kate ju përgjigj me shumë delikatesë dhe dashuri: “E di më falni. Sot kam ardhur të shoh disa dele prandaj kam veshur pantallona dhe xhaketë”.

Edhe këtë herë pamja e Kate nuk kaloi pa vëmendje. Dukesha ishte veshur thjeshtë me nuanca të errëta që i përshtateshin vizitës në provincë.

Share With:



137 Views