Kate Middleton si një karamele mentje

Dukeshës Kate Middleton nuk i ndahet shpirti nga familja e ngjyrave jeshile. Kate duket se e adhuron këtë ngjyrë, pasi edhe i shkon shumë. Së fundmi Dukesha ka zgjedhur në një dalje publike, një pallto ngjyrë mente nga Jenny Packham. Fustani sigurisht që do t’i përshtatej palltos në të njëjtën ngjyrë.

Me shijen e saj të hollë, Kate ka zgjedhur një palë këpucë me taka dhe një kuletë ngjyrë nude. E qeshur gjatë gjithë kohës, Kate në muajin e tetë të shtatzënisë, duket më e bukur se kurrë. Ajo do të bëhet nënë muajin e ardhshëm, dhe nuk dihet ende se çfarë do të sjellë në jetë, një djalë apo një vajzë?

Share With:
Translate »
758 Views